Bota

BE: Vendet që nuk e luftojnë pastrimin e parave

Komisioni Europian botoi një listë të zezë, ku gjenden 23 shtete që nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Lista përfshin disa parajsa të njohura bankare, si Bahamas dhe ishujt Virgin si dhe shtete që janë shkatërruar nga lufta, si Iraku, Siria, Jemeni dhe Arabia Saudite.

”Lista është e përditësuar dhe rigoroze për të vlerësuar flukset e parave të pista”, theksoi Komisioni Europian, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

“Sistemi financiar i BE-së nuk duhet të shërbejë si një mjet për pastrimin e parave dhe për të financuar krimin”, tha Vera Jourova, komisionerja europiane për Drejtësinë.

“Mesazhi që duam të dërgojmë është se Europa është e hapur për biznes, por Europa nuk është naive ndaj këtyre çështjeve”, shtoi ajo.