Lajme
BE: Sulmet në Arabinë Saudite, kërcënim për sigurinë rajonale
Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.
“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.
Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.
Por, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani.
Zyrtarët iranianë kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme. /REL/
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do t’u jepet lamtumira më 26 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












