Muzikë
Bebe Rexha nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Bebe Rexha, ka dalë edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”, përcjell albinfo.ch.
Ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.
Rexha ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.
Në nominim ishin edhe këngët: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce – ku kjo e fundit u shpall fituese.
Diva e muzikës botërore, Beyonce, as nuk ishte prezente në ceremoni për ta tërhequr trofeun e çmimit në fjalë.
Në anën tjetër, fansat e këngëtares shqiptare kanë ngelur të dëshpëruar, pasi kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.
Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).
“I’m Good (Blue)” ka gjithashtu mbi 666 milionë dëgjime në Spotify, ndryshe sa ka Beyonce në këtë platformë – vetëm afro 280 milionë.
Kjo nuk është hera e parë që i bëhet ‘padrejtësi’ artistes shqiptare në ‘Grammys’, pasi një situatë e ngjashme i kishte ndodhur edhe në vitin 2019, kur ajo kishte marrë dy nominimet e para në karrierën e saj.
Bebe Rexha kishte humbur në kategorinë “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country”, ani pse ishte nominuar me këngën e saj shumë të suksesshme të atij viti, “Meant To Be”, e cila ka mbi një miliard klikime në YouTube dhe mbi një miliard dëgjime në Spotify.
Çmimi kishte shkuar në duart e dyshes Dan and Shay, për këngën e tyre “Tequila”, e cila ka jo më shumë se 150 milionë klikime në YouTube dhe afro 520 milionë dëgjime në Spotify.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira të “Operawire 2023” Mrigona Qerkezi – një nga dhjetë yjet e "Operawire 2023"...
-
Policia italiane shpërbën bandën e shqiptarëve
-
Eurona Jakupi, oficere për të rinjtë në lagjen Schramberg të Gjermanisë
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
Jeta në Zvicër
-
Shkollat e Zug duan të përdorin inteligjencën artificiale Inteligjenca artificiale (AI) do të përdoret në mësimet në klasa në qytetin e Zug. Shkollat e...
-
Laboratorët u paguanin mjekëve miliona për t’u dërguar më shumë pacientë
-
Hakimi i punonjësve të policisë së Bernës, shtatë të dyshuar
-
Dënohet me burg personi që plagosi një të ri nga Kosova në Lucern më 2017
-
Nga dhjetori, 31 trena do të qarkullojnë nëpër Gotthard çdo fundjavë