Muzikë

Bebe Rexha thyen rekord, këngëtarja e 23-të më e dëgjuara në planet

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka thyer një tjetër rekord. Ajo ka arritur shifrën prej 14 miliardë dëgjime në Spotify, platforma muzikore më e madhja në botë.

Kjo u bë me dije nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.

“Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuara në këtë platformë”, thuhet në njoftim.

Bebe Rexha, e dalluar për zërin unik dhe talentin në shkrimin e këngëve, gjatë karrierës së saj ka sjellë hite që kanë pushtuar listat muzikore botërore.

Disa nga këngët e saj më të famshme janë: “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh.