Sport
Behrami flet 5 gjuhë: Pas karrierës së futbollit, ai mund të bëhet përkthyes!
Tiçinezi me rrënjë kosovare, Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit, interpretit, shkruan më tutje SDA. Lojtari i qendrës në Udinese zotëron pa problemin më të vogël, pesë gjuhë
“Repertori gjuhësor” në kampin e Kombëtares Zvicerane në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, është mëse mbresëlënës. Fleksibiliteti dhe talenti në fushë të komunikimit në këtë kamp mishërohet më së miri në rastin e Behramit.
“Ne komunikojmë sipas nevojës, në gjuhën gjermane, frënge, angleze ose italiane”, ka shpjeguar Valon Behrami, shkruan SDA.ch. Këtu, sigurisht, është anashkaluar edhe shqipja, si gjuhë amtare e Behramit dhe e tre futbollistëve tjerë standardë të Natit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti me një bagazh të madh të pjesëmarrjes tashmë në gjashtë kampionate (4 botërore dhe 2 evropiane), është shembull unik sa i takon larushisë gjuhësore.
Tiçinezi me rrënjë kosovare, Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit, interpretit, shkruan më tutje SDA. Lojtari i qendrës në Udinese zotëron pa problemin më të vogël, pesë gjuhë.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













