Futboll

Behrami: Të gjithë flasin për Neymar, por…

Valon Behrami ndodhet përpara debutimit të katër në KB, andaj mezi pret përballjen e së dielës kundër Brazilit. Ai nuk ndjehet aspak nervoz, shkruan albinfo.ch.

“Mendoj se të dielën pesë minuta para ndeshjes do të mendoj për Brazilin. Në kampionatet tjera mendoja për ndeshjen hapëse dy javë më parë, duke e ndjerë presionin e madh. Humbja shumë energji. Por, ka 18 vjet që jam një profesionsit. Këtu në Rusi është secili moment i rëndësishëm, e për mua është ndoshta gara e madhe dhe e fundit në karrierë”, potencoi djali nga Mitrovica.

I pyetur se si do të ndalet Neymari, ai thotë se sulmuesi është në top tre më të mirët e botës dhe shpreson në një ditë të keqe të tij.

“Neymari është në top tre lojtarët më të mirë në botë. Ne vetëm mund të shpresojmë që ai të ketë një ditë të keqe. Në duel një me një Neymari është i pandalshëm, ne duhet që së bashku si ekip ta bëjmë këtë. Por, në fakt, nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur atë”, tha Behrami, i cili shtoi se roli i Casemiro është gjithashtu tepër i rëndësishëm në klub. “Shikoni Real Madrid. Prej kur është ai aty, Reali po kor sukses.”

Behrami në fund tha se klubi helvet kalon momente të mrekullueshme dhe gjatë kohës së lirë në hotel luajnë biliardo dhe karta.