Lajme
Belgjika nuk jep azil për kosovarët
Roosemont tha se Belgjika nuk jep azil për qytetarët e Kosovës, pasi që ky vend tashmë gjendet në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta
Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Freddy Roosemont ua ka bërë me dije qytetarëve të Kosovës se Bashkimi Evropian nuk jep mw azil për kosovarët. Ai tha se Kosova gjendet në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, me të cilin bisedoi për problemin e azilkërkuesve nga Kosova.
Në takim u potencua se pas Prishtinës, qytetarët nga Mitrovica paraqesin numrin më të madh të atyre që kërkojnë azil në këtë shtet perëndimor.
Roosemont tha se Belgjika nuk jep azil për qytetarët e Kosovës, pasi që ky vend tashmë gjendet në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta.
“Kosovarët duhet të heqin dorë nga përpjekjet për azil në perëndim, meqë kjo nuk do të ndodh”, tha ai.
Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se në Mitrovicë gjendja ekonomike pas luftës ka qenë shumë e rënduar për shkak të rrethanave specifike. Megjithatë ai theksoi se braktisja e Kosovës nuk është zgjidhje.
Kryetari Kastrati tha se në takimet me qytetarë u ka sqaruar atyre se pasluftës gjendja ka ndryshuar dhe azili në perëndim nuk është zgjidhje.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht me qytetarë që të ardhmen ta ndërtojmë këtu në mënyrë që askush të mos mendojë për të ikur nga këtu”, deklaroi prefekti i Mitrovicës, Kastrati.
Ndryshe numri i madh i azilkërkuesve në BE, sidomos muajve të fundit ka shtyrë Freddy Roosemont, që të vijë në Kosovë dhe t’ua transmetojë qytetarave qëndrimin e Belgjikës, se nuk ka më azil për kosovarët.
Belgjika dhe Franca kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten shtetet më të preferuara të azilkërkuesit kosovarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














