Lajme
Belgjika vendos në karantinë të kthyerit nga kantoni Ticino i Zvicrës
ushdo që kthehet në Belgjikë nga kantoni italishtfolës i Zvicrës, Ticino do të detyrohet të futet në karantinë dhe t`i nënshtrohet një testimi për Covid 19
Ndër masat specifike që Belgjika ka marrë për mbrojtje nga koronavirusi është edhe trajtimi i diferencuar i regjioneve të vendeve të ndryshme të botës, shkruan albinfo.ch. Kjo vlen sidomos për vendosjen në karantinë të personave që kthehen në Belgjikë nga ato vende ose regjione.
Kështu, kushdo që kthehet në Belgjikë nga kantoni italishtfolës i Zvicrës, Ticino do të detyrohet të futet në karantinë dhe t`i nënshtrohet një testimi për Covid 19, shkruan srf.ch
Shërbimi i Punëve të Jashtme i Belgjikës e ka publikuar këtë njoftim këtë në faqen e vet zyrtare.
Përveç kantonit jugor të Zvicrës, në “Listën e portokalltë” të Belgjikës ndodhen edhe Landi austriak i Austrisë së Epërme (Oberösterreich) , Kroacia, Suedia dhe dy rajone në Spanjë.
Ticino është rajoni i vetëm Zviceran në këtë listë. Dihet se ky kanton ka qenë më i prekuri nga koronavirusi dhe, për shkak të afërsisë me Lomardinë e Italisë, regjioni i parë në Zvicër që ka ardhur në kontakt me virusin, shkruan albinfo.ch. Kantoni i Vaudit, i cili gjithashtu është prekur keq nga pandemia, nuk është renditur aty.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













