Lajme

Berisha po shkëlqen, gol e asistim kundër Atletico Madridit

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol mjaft të bukur në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha është njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar. Berisha, i cili aktivizohet për Red Bull Salzburg është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën austriake.

Në takimin që po zhvillohet tani ndaj Atletico Madridit, sulmuesi shqiptar po shkëlqen, shkruan albinfo.ch.

Ai asistoi në golin e parë të realizuar nga skuadra e tij, derisa në minutën e 47-të shënoi një gol të bukur, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në epërsi 1:2, kurse rezultati momental në Madrid është 2:2, në grupet e Ligës së Kampionëve.