Shkurt.ch
Berna zgjedh për herë të parë një kryebashkiak të gjelbër
Kryetari i ri i Bernës, Alec von Graffenried, vjen pas politikanit të SP-së, Alexander Tschäppät, i cili ka mbajtur këtë post prej afër 13 vitesh. Partia e tij ka qenë për 24 vjet në krye të ekzekutivit
Sot në Bernë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryebashkiak të qytetit. Këtë post qytetarët ia besuan politikanit nga “Lista e Lirë e Gjelbër”, Alec von Graffenried, shkruan srf.ch. Ai kishte përballë tij kandidaten nga Partia Socialdemokrate Ursula Wyss, e cila kishte mbetur bashkë me të për të garuar në rundin e dytë.
Graffenried 54 vjeçar ka fituar 57.9 për qind të votave ose gjithsej 23.749 sish ndërsa rivalja e tij, Wyss pjesën tjetër, 17.262 ose 42.09%.
Në raundin e parë që ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Graffenried kishte fituar po ashtu më tepër vota se Wyss por ato nuk i kishin mjaftuar për të fituar shumicën e nevojshme.
Kryetari i ri i Bernës vjen pas politikanit të SP-së, Alexander Tschäppät, i cili ka mbajtur këtë post prej afër 13 vitesh. Nga ana tjetër, për SP-në humbja e Wyss ishte veçanërisht e hidhur për faktin se i është dashur ta lëshojë postin për herë të parë pas 24 vitesh.
Ekzekutivin e Bernës prej pesë vetash e përbëjnë dy përfaqësues të SP-së dhe dy të Partisë së Gjelbër.
Wyss ia ka uruar rivalit të saj postin e ri dhe është zotuar se do të ketë bashkëpunim të mirë me të, në funksionin e saj si përgjegjëse për ndërtim në ekzekutivin e Bernës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut hedh poshtë iniciativën për pagesa me para në dorë Pagesat me cash mbeten opsionale për bizneset në Cyrih... -
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj -
Gjysma e emigrantëve evropianë nuk qëndrojnë më shumë se pesë vjet në Zvicër -
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë











