Lajme
Berset: “Numrat e fundit duken më inkurajues”
Megjithatë, një tendencë e uljes së vërtetë nuk mund të identifikohet ende qartë, ka thënë ministri i shëndetësisë
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Alain Berset, numrat infeksioneve të koronavirusit, gjegjësisht ulja e tyre në fundjavën e kaluar është “pak më inkurajuese” krahasuar me javën e kaluar.
Megjithatë, një tendencë e uljes së vërtetë nuk mund të identifikohet ende qartë, shkruan srf.ch. Pra, situata mbetet serioze, ka thënë sot ministri i shëndetësisë në Delémont (Jura) para mediave.
Është një kohë e vështirë për gjithë vendin. Situata në spitale po na e shkakton shqetësimin më të madh, transmeton albinfo.ch. Në valën e dytë, problemi ynë është mbi të gjithë stafi, presioni mbi punëtorët shëndetësorë është shumë i madh, disa prej tyre janë gjithashtu në karantinë.
Berset ka lavdëruar organizimin e kantonit Jura lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Jura është shembull për gjithë Zvicrën sa i takon bashkëpunimit me federatën, në luftën kundër koronavirusit”, ka thënë veç tjerash ministri.
Ai ka përmendur për të mirë në veçanti faktin se ky kanton i vogël, ka angazhuar 40 punonjës për ndjekjen e gjurmëve të kontakteve të koronavirusit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 17,309 infeksione të reja me koronavirus, të regjistruara nga e premtja deri të dielën, përcjell albinfo.ch. Një javë më parë kishte 21,926 infeksione të reja me virusin Sars-CoV-2 për fundjavën dhe 17,440 dy javë më parë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














