Lajme
Beteja me Covid mund të zgjasë deri në vitin 2023
Një virolog gjerman ka paralajmëruar se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me koronavirusin edhe për tre vjet të tjera.
Profesori Hendrik Streeck ka thënë se qytetarët do të dëgjojnë shpesh për shtim rastesh në pjesë të ndryshme të shteteve të tyre, deri në vitin 2023.
“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë”, tha virologu gjerman për “Daily Record”.
“Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vjet të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë tubimet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni”, deklaroi Streeck.
Shkencëtari ka thënë se vaksina mund të zbulohet, por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj: “Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













