Lajme
Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën
Presidenti Joe Biden do të presë të mërkurën Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit, në demokracinë amerikane.
Republikani Trump nuk e priti demokratin Biden pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ish-presidenti Trump kandidoi sërish në zgjedhjet e këtij viti dhe mundi Nënpresidenten Kamala Harris. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45-të dhe 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.
Në një fjalim që mbajti të enjten, Presidenti Biden tha se e kishte siguruar Presidentin e zgjedhur Trump “se kam urdhëruar gjithë administratën për të punuar me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan”.
Takimi i tyre është caktuar për në orën 11:00./VOA
E-Diaspora
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar Kandidati i LDK-së nga diaspora: “Si deputet i ardhshëm, do të angazhohem për të fuqizuar lidhjen...
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
-
Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën
-
“Motra ime shqiptare, jam krenare për ty”- Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës
-
Humb jetën shqiptarja 25-vjeçare në Toronto
Jeta në Zvicër
-
Pjesët e Zvicrës ku po bëhet më e vështirë dhe më e shtrenjtë të marrësh me qira Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por...
-
Zvicër: Rriten çmimet e sporteve dimërore
-
Zvicër: Ngordhja e qenit në veturë, pronari gjobitet me 4000 CHF
-
Raporti gjen mangësi serioze të sigurisë në sistemet e informacionit të spitalit zviceran
-
Mos paguani tarifat franceze me telefonin tuaj