Lajme
SHBA do të ndajë miliarda dollarë për vaksinimin në vendet e varfra
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të premtojë 4 miliardë dollarë për një program të vaksinimit kundër koronavirusit për vendet më të varfra.
Zotimi pritet të bëhet publik në një takim virtual të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë menjëherë dy miliardë dollarë për programin ndërkombëtar COVAX, ndërsa dy miliardët e mbetur do të jepen gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.
Plani është hartuar për t’u mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.
Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.
Organizata ndërkombëtare kundër varfërisë One Campaign tha në një raport të publikuar të premten se vendet e pasura janë në rrugë për të pasur mbi një miliard vaksina më shumë, sesa u duhen.
Kjo, sipas organizatës, do të bëjë që kombet e varfra të luftojnë për furnizimet e mbetura.
Organizata, me seli në Uashington, u bëri thirrje vendeve të pasura, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që t’i shpërndajnë dozat e tepërta.
Koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar.
Vaksinimi i rreth 70 për qind të popullatës shihet si mënyrë për mposhtjen e virusit, raporton Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google













