Lajme
Biden: Ende rrugë e gjatë për rimëkëmbjen ekonomike
Përpjekjet e presidentit Joe Biden për ripërtëritjen ekonomike morën një goditje kur dolën shifrat e vendeve të reja të punës të hapur gjatë muajit prill.
Raporti tregonte një rritje modeste me rreth 266 mijë vende të reja pune, gjë që mund të ndërlikojë edhe më tej synimet e presidentit për të miratuar paketën prej 4 trilionë dollarësh investime në infrastrukturë, arsim dhe për fëmijët.
Përmes një reagimi të shpejtë, administrata Bidenit u përpoq të qetësojë shqetësimet lidhur me shifrat e dobëta që tregonte raporti për vendet e reja të punës.
Raporti i përpiluar nga Departamenti i Punës çon në përfundimin se Plani Amerikan i Shpëtimit, një paketë stimuluese prej 1.9 trilion dollarë që u miratua në muajin mars, nuk po arrin të përmbushë premtimin për rigjallërim të shpejtë të ekonomisë.
Duke folur për gazetarët, Biden u përpoq të zbuste shqetësimet në lidhje me raportin.
“Ne e dinim që kjo përpjekje nuk do të ishte sprint por maratonë. Faktikisht, po ecim më shpejt se kisha menduar. Kur dëgjon komentatorët, ju mund të mendoni se duhet të zhgënjehemi. Dua t’ju kujtoj se Plani Amerikan i Shpëtimit u miratua me qëllimin për të pasur efekt gjatë një viti dhe jo për 50 ditë ose 60 ditë. Çdo gjë do të shkojë mirë. Sot, ka më shumë prova që ekonomia jonë po ecën në drejtimin e duhur, por është e qartë se ende kemi shumë punë për të bërë”, tha presidenti Biden.
Raporti i punësimit nuk arriti të tregonte se ekonomia amerikane po rimëkëmbej me shpejtësi, ndërsa shkalla e papunësisë arriti në 6.1 për qind. Shumë ekspertë kishin parashikuar një rritje të konsiderueshme të vendeve të punës. Ritmet më të ulët të krijimit të vendeve të punës nga shkurti dhe marsi, krijuan shqetësim se rimëkëmbja ekonomike mund të ngadalësohej.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se pavarësisht shifrave të ulëta të raportit për vendet e punës, vendi është në rrugën e duhur të rimëkëmbjes nga dëmi financiar i shkaktuar nga pandemia.
Ajo tha se qëllimi i paketës së ndihmës kishte qenë që të “siguronte lehtësim të mjaftueshëm për amerikanët për të kapërcyer situatën e krijuar nga pandemia COVID-19”.
“Ne e dinim se kjo nuk ishte një betejë 100 ditore. Raporti i vendeve të punës tregon rrugën e gjatë të rimëkëmbjes. Që të jem e qartë, shifrat për muajin prill tregojnë përparimin e vazhdueshëm”, tha Yellen.
Ekspertë të ekonomisë thonë se pavarësisht situatës aktuale, ekonomia amerikane është në një pozitë më të mirë se shumica e vendeve të zhvilluara. /VoA/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













