Bota

Biden kryeson në Pensilvani, më afër fitores

Në Pensilvani deri më tani janë numëruar 95% të votave

Në shtetin përcaktues të Pensilvanisë, kandidati demokrat Joe Biden merr kryesimin me 49.4% kundrejt 49.3% të Presidentit Donald Trump, ose 5,594 vota më shumë. Pensilvania ka 20 vota elektorale dhe e sjell zotin Biden më pranë shpalljes së fitores. Në Pensilvani janë numëruar 95% të votave.

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale.

Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votive, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Edhe në Xhorxhia

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.

Numërimi i votave po vazhdon edhe në tri shtete të tjera që mund të jenë vendimtare: në Arizona dhe Nevada, ku zoti Biden është në përparësi dhe në Pensilvani, ku epërsia e presidentit Trump ka rënë në 18 mijë vota.