Lajme
Gjermania mirëpret vendimin e Bidenit për moslargimin e trupave amerikane
Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë rreth 9,500 trupa amerikane nga 34,500 sa janë në Gjermani, por kjo nuk ndodhi
Qeveria gjermane sot mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, që edhe zyrtarisht të ndalë tërheqjen e paraparë të trupave amerikane nga Gjermania, duke thënë se vendosja e këtyre trupave në shtetin gjerman “është në interesin tonë të përbashkët”, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të tërheqë rreth 9,500 trupa amerikane nga 34,500 sa janë gjithsej në Gjermani, por tërheqja e tyre nuk ndodhi asnjëherë.
Ndërkohë, më 4 shkurt, Biden tha se plani për tërheqjen e trupave do të ndalohej derisa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, të rishikonte praninë e trupave amerikane në mbarë botën.
“Qeveria gjermane e mirëpret këtë njoftim”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai tha se “ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me administratën e re amerikane për të parë planet e saj të mëtejme”.
“Ne gjithmonë kemi qenë të bindur se stacionimi i trupave amerikane këtu në Gjermani i shërben sigurisë evropiane dhe trans-atlantike dhe prandaj është në interesin tonë të përbashkët”, tha Seibert.
I pyetur nëse Gjermania do të bëjë ndonjë ofertë konkrete për të bindur SHBA-në që të mos i tërheqë trupat, Seibert tha se Berlini do të ndjekë zhvillimet, por “se si këto rishikime do të shkojnë është çështje e brendshme e SHBA-së”.
SHBA-ja ka disa ndërtesa ushtarake në Gjermani, përfshirë edhe Bazën Ajrore Ramstein./REL
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













