Koronavirusi: çast pas çasti
Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike
Koronavirusi nuk e kontrollon më jetën e amerikanëve, thotë Biden
Në një fjalim, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se koronavirusi nuk e kontrollon më jetën e amerikanëve, por shtoi se ai “nuk është mposhtur ende” dhe bëri thirrje për vaksinim.
Theksohet se Biden i bëri komentet gjatë një fjalimi më 4 korrik, ditën kur SHBA-ja shënon përvjetorin e pavarësisë.
Ai e shfrytëzoi mundësinë për t’iu bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se “kjo është gjëja më patriotike që mund të bëhet”.
“Ne të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme [të koronavirusit], si varianti Delta”, tha Biden.
“Vaksinimi është mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë përpara varianteve”, shtoi ai.
Në SHBA, deri më tash, janë dhënë mbi 180 milionë vaksina kundër koronavirusit.
Së paku 67 për qind e të rriturve kanë marrë së paku një dozë.
Shifrat, megjithatë, nuk e përmbushin synimin e Bidenit për të vaksinuar 70 për qind të popullatës deri më 4 korrik.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.
Mbi 33 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 605,000 kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















