Lajme
Bie dukshëm gatishmëria e zviceranëve për t`u vaksinuar
Në sondazhet e realizuara në mars dhe prill, kjo shkallë ishte dukshëm më e lartë, mbi 60 për qind të njerëzve shpreheshin në favor të një vaksinimi

Në Zvicër, po zvogelohet gatishmëria për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
Këtë gjendje e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga qendra kërkimore Sotomo, e cila ka anketuar qytetarët në emër të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Midis 22 dhe 28 tetorit, vetëm 49 për qind nga rreth 1.600 të anketuar kanë thënë se dëshironin të vaksinoheshin, shkruan srf.ch.
Në sondazhet e realizuara në mars dhe prill, kjo shkallë ishte dukshëm më e lartë, mbi 60 për qind të njerëzve shpreheshin në favor të një vaksinimi të mundshëm, transmeton albinfo.ch.
Sotomo shkruan, megjithatë, se ndikimi i lajmeve pozitive nga kandidatë të ndryshëm për prodhim të vaksinave do të hetohet më qartë vetëm në valën tjetër të sondazheve.
Edhe një rezultat tjetër i sondazhit: besimi i të anketuarve tek autoritetet dhe informacioni i tyre në lidhje me koronavirusin ka pësuar rënie që nga vera.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Bie numri i të infektuarve në Austri Për dallim nga një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte rritur dukshëm, raportimi...
-
Kushdo që hyn në Austri, duhet të bëjë regjistrim elektronik
-
Ja sa mërgimtarë votuan në zgjedhjet e Kosovës 2010 – 2019
-
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë
-
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinimit, ju përgjigjen ekspertët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Varianti i ri Covid mund të bëhet dominues në Zvicër” Infektimet me variantin e Covid-19 janë në rritje në Zvicër, duke treguar që përhapja po fiton...
-
Zvicër: Bllokimi, për të shmangur valën e tretë të Covid-19
-
Zvicër: Shtëpia e pleqve u prek nga varianti britanik Covid-19
-
Gjeneva, e pakënaqur me rregullat e reja federale
-
Zvicër: Paralajmërohen rreziqe orteqesh në zonat malore