Kuriozitete
Bie ndjeshëm prodhimi i makinave në Evropë
Problemet në zinxhirin e furnizimit vijojnë të kufizojnë prodhimin e makinave.
Regjistrimet e automjeteve vazhduan trendin rënës në qershor në Bashkimin Europian, pasi problemet në zinxhirin e furnizimit vijojnë të kufizojnë prodhimin e makinave.
Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), regjistrimet ranë me 15.4% në 886,510 njësi, duke shënuar qershorin më negativ në lidhje me vëllimin që nga viti 1996.
Të katër tregjet kryesore të BE-së ndikuan në rënie, me Gjermaninë që regjistroi tkurrjen më të fortë (-18.1%), e ndjekur nga Italia (-15.0%) dhe Franca (-14.2%).
Nga ana tjetër, Spanja regjistroi rënie më modeste, 7.8%.
Gjatë gjysmës së parë, ACEA deklaroi se regjistrimet e makinave të reja në BE u tkurrën 14% nga viti në vit, duke arritur në rreth 4.6 milionë njësi.
Të gjitha tregjet kryesore të rajonit regjistruan rënie dyshifrore në gjashtëmujorin e parë, në Itali -22.7%, Francë, -16.3%, Gjermani, -11.0%, dhe Spanjë, -10.7%.
“Me të ardhurat e disponueshme nën presionin e rritjes së kostove të energjisë dhe ushqimit, si dhe perspektivës për kosto më të larta huamarrjeje, është e vështirë të shihet një rimëkëmbje në afat të shkurtër në industri”, tha analisti i SP Angel John Meye/ Share Cast
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme Tifozët e futbollit të Cyrihut shkaktuan dëme me vlerë 100,000 CHF në Stade de Genève gjatë...
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni