Kosova
Bie numri i lindjeve në Kosovë, rreth tre mijë fëmijë më pak se në vitin 2021
Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj si dhe 12 mijë e 357 femra, përcjell albinfo.ch.
Por numri i lindjeve gjatë vitit 2023 është më i vogël krahasuar me një vit më parë. Pasi që në vitin 2022 në Kosovë kanë lindur 26 mijë 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 femra.
Por dallim më i madh sa i përket numrit të lindjeve vërehet nëse ato i krahasojmë me lindjet e vitit 2021. Sipas ASK-së, në vitin 2021 në Kosovë linden 28 mijë e 549 fëmijë, 14 mijë 836 meshkuj dhe 13 mijë e 713 femra.
E nëse i krahasojmë me lindjet e vitit 2023, del të jenë rreth 3 mijë fëmijë më pak.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












