Kuriozitete
Bie shitja e kompjuterëve
Dërgesat globale të kompjuterëve tradicionalë, duke përfshirë desktopët, laptopët dhe workstation, kanë rënë me 5.1% në tremujorin e parë të vitit 2022,
Tregu i PC-ve po pëson një reduktim pas dy vitesh me rritje dyshifrore, kështu që pavarësisht se rënia e tremujorit të parë është një ndryshim në këtë ritëm, kjo nuk do të thotë se industria ka hyrë në një spirale rënëse.
Me gjithë problemet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit dhe sfidat e shumta logjistike, furnitorët mundën të bënin dërgesa gjatë këtij tremujori që arrijnë në shifrën e 80.5 milionë PC.
Vëllimi i dërgesave në tremujorin e parë të vitit 2022 shënon tremujorin e shtatë radhazi që dërgesat globale kalojnë shifrën 80 milionë, një arritje që nuk është parë që nga viti 2012.
“Fokusi nuk duhet të jetë te rënia vjetore e vëllimit të dërgesave të kompjuterëve, sepse kjo gjë ishte e pritshme. Fokusi duhet të jetë te fakti që industria e PC arrin të bëjë dërgesa prej më shumë se 80 milionë PC, në një kohë kur logjistika dhe zinxhirët e furnizimit vazhdojnë të jenë në një kaos total, duke shtuar këtu edhe sfidat e shumta gjeopolitike dhe problemet e pandemisë”, – tha Ryan Reith, nënkryetar i grupit për Worldwide Mobile Device Trackers në IDC.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të një ndërprerje, si në tregun e arsimit, ashtu edhe në tregun e konsumit, por të gjithë indikatorët tregojnë se kërkesa për PC mbetet shumë e lartë. Gjithashtu, besojmë se tregu i konsumit do të rritet përsëri në të ardhmen e afërt. Rezultati i dërgesave të PC për tremujorin e parë të vitit 2022 është pothuajse në niveleve rekord për një tremujor të parë të vitit”.
Renditja midis furnitorëve më të mëdhenj mbeti e pandryshuar në tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021. Lenovo vazhdon të jetë kompania kryesore me 22,7% të tregut, e ndjekur nga HP Inc., Dell Technologies dhe Apple. ASUS dhe Acer u barazuan në vendin e pestë për tremujorin e parë të vitit 2022.
Dell, Apple dhe ASUS ishin furnitorët e vetëm të mëdhenj që patën rritje të dërgesave të tyre, krahasuar me vitin e kaluar. Si rezultat i mungesave të vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit dhe shifrave sfiduese nga tremujori i parë i vitit 2021, kompjuterët laptopë patën një rënie krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa desktopët patën një rritje të lehtë.
“Edhe pse disa pjesë të tregut janë në rënie për shkak të ngopjes së kërkesës dhe të rritjes së kostove, shohim disa mundësi të mira në një treg që ka arritur pikën e infleksionit drejt një ritmi më të ngadaltë të rritjes”, – tha Jay Chou, menaxher i studimeve tremujore në IDC.
“Përveç shpenzimeve komerciale për PC-të, ka ende tregje në zhvillim ku kërkesa ishte lënë pas dore në periudhat e hershme të pandemisë, ndërsa kërkesa e konsumatorëve ka vazhduar të jetë e lartë”. / IDC
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











