Lajme
Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës pësuan një rënie ditën e mërkurë pas raportimeve se Bashkimi Europian po shyqrton vendosjen e një kufiri për çmimin e naftës ruse në nivelin 65-70 dollarë për fuçi, interval, i cili është konsideruar si shumë i lartë nga disa zyrtarë.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, ra me 4% duke shkuar në 84,86 dollarë. Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate ra me 4.2%, duke shkuar në 77.55 dollarë për fuçi.
Kufiri i çmimit ka si qëllim të sigurojë një alternativë ndaj ndalimit të BE-së për importet e naftës ruse nga deti dhe për shërbimet e lidhura me këtë proces në mbarë botën, plan i cili pritet të hyjë në fuqi më 5 dhjetor. Mbështetësit e kësaj nisme shpresojnë të sigurohen që furnizimet ruse të vazhdojnë të jenë pjesë e tregjeve globale, duke parandaluar kështu mundësinë e një goditjeje te çmimi në përpjekje për të kufizuar të ardhurat e Moskës nga eksportet.
Ambasadorët e BE-së u takuan të mërkurën për të diskutuar lidhur me këtë kufi, i cili u propozua për herë të parë nga G7 pas pushtimit rus të Ukrainës.
Intervali prej 65-70 dollarë është në përputhje me mesataren historike përpara se Rusia të niste luftën e saj kundër Ukrainës në fund të shkurtit. Por, një diplomat i BE-së tha për Reuters se Polonia, Lituania dhe Estonia e konsiderojnë shumë të lartë këtë nivel dhe, në vend të tij, kërkojnë që çmimi të vendoset në varësi të kostos së prodhimit, që do të thotë se Rusia nuk do të ketë asnjë fitim nga shitja e kësaj nafte.
Një grup vendesh i BE-së, i cili përfshin Poloninë dhe shtetet baltike, po kërkojnë një paketë të re sanksionesh të BE-së ndaj Rusisë për të kompensuar planin që nuk është aq i ashpër sa mendohej fillimisht, raportoi Bloomberg.
Ndërkohë që klientët perëndimorë i shmangen tregtisë me Moskën, Rusia ka shitur naftën e saj të papërpunuar me një çmim më të ulët, që sipas disa analistëve është aktualisht nën kufirin e propozuar të çmimit.
Ndërkohë, “Qiproja, Greqia dhe Malta mendojnë se shifra është shumë e ulët, për shkak të rrezikut për çregjistrimin e akoma më shumë anijeve nga regjistrat e tyre kombëtare, gjë që tregon se G7 ka gjetur të mesmen e artë,” citoi Reuters një diplomat./ Business Insider
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shtetasi suedez merr dy vetura Rent a Car në Kosovë dhe nuk i kthen më Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në...
-
Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times
-
VIDEO
SPEEEX lanson platformën e re që promovon Kosovën në diasporë
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
Jeta në Zvicër
-
10 mënyra se si mund të kurseni para nëse jetoni në Cyrih Është e vetëkuptueshme që të jetosh në Cyrih është e shtrenjtë, në të vërtetë shpesh renditet...
-
Fotografi zviceran, në kërkim të fëmijëve shqiptarë, të fotografuar në vitet `90
-
10 ngjarje në Zvicër që nuk duhet t’i humbisni këtë dhjetor
-
Çfarë është “frenimi i borxhit” në Zvicër dhe si ndikon ai te banorët?
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë