Lajme

Bien shitjet e veturave në Zvicër

Shitjet e veturave të reja në Zvicër kanë dështuar. Shitjet janë ulur me 27% krahasuar me vitin 2020 – i cili gjithashtu nuk ishte një vit i mirë për shitjet e veturave.

Shumica e vendeve të tjera evropiane raportojnë rënie të ngjashme.

Shoqata e Prodhuesve Evropianë po fajëson mungesën e çipave kompjuterikë pasi shumë fabrikave u është dashur të shkurtojnë prodhimin, përcjell albinfo.ch.

Studimi është prodhuar nga firma financiare EY – e cila thotë se ka një krizë në tregun e veturave.

Por shitjet e veturave elektrike apo hibride po rriten – deri në 79% që nga fillimi i vitit.