Lajme

Bileta të limituara në udhëtimet me trena nate në Zvicër

Zviceranët preferojnë trena nate për udhëtimet për destinacione të gjata në Zvicër

Trenat e natës që udhëtojnë midis Zvicrës dhe qyteteve evropiane duket se janë ‘viktima’ e suksesit të tyre: ata janë në kulmin e popullaritetit të tyre, sipas Sabine Baumgartner, zëdhënëse e Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), përcjell albinfo.ch.

Kërkesa jashtëzakonisht e lartë kufizon fuqimisht numrin e vendeve të disponueshme, me udhëtarët që e kanë të vështirë të gjejnë shtretër, qoftë në internet ose në zyrat e SBB-së.

Destinacionet që ndikohen veçanërisht për udhëtimet verore përfshijnë Amsterdamin, Hamburgun, Berlinin, Romën dhe Barcelonën.