CH-Ballkani
Biserko: Beogradi po ngrit tensionet
Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokoj kaos me ndihmën e aktorëve lokalë, ka vlerësuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Ajo beson se raportet e Serbisë me fqinjët është dëshmi e rikthimit në vitet e 90-ta, dhe se marrëdhëniet rajonale aktualisht janë në prag të një goditje, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch
“Mosbesimi tek të gjithë fqinjët sipas Serbisë është i arsyeshëm, por me këtë Beogradi po ngrit tensionet, vazhdimisht falsifikon dhe trillon jo vetëm historinë por edhe realitetin”, ka deklaruar Biserko gjatë një interviste dhënë për “Pobjeda”.
Sipas saj, Serbia vazhdimisht destabilizon apo të paktën kështu është duke u munduar në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Në gjithë këtë më së keqi kalojnë serbët e Kosovës që jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presion të vazhdueshëm nga Beogradi. E ardhmja e tyre varet nga papërgjegjësia e dy presidentëve”, ka shtuar Biserko.
“Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi, dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokojë kaos me ndihmën e aktorëve lokalë. Serbia nuk i zgjedh fjalët kur kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë aspekt Kosova i shërben Beogradit për të vendosur në Malin e Zi një Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë për fund Biserko.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër