Shkurt.ch

“Blick” ironizon, duke i fyer shqiptarët

Në një artikull të së përditshmes zvicerane “Blick”, janë veçuar publikimet më argëtuese që janë postuar në Facebook, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, janë postuar edhe foto që kanë të bëjnë me shqiptarët, në njërën prej të cilave shihen ushtarët zviceranë me prejardhje shqiptare që pozojnë me një flamur shqiptar. Facebook-u eksplodon dhe vërshohet nga komentet. Përpos indinjatës apo përgëzimeve, ka pasur edhe regime të këndshme.

Mirëpo, e përditshmja zvicerane “Blick” e tepron kësaj radhe me sarkazmin e saj, duke publikuar një foto me ish këshilltarin federal zviceran, Christoph Blocher, i cili kinse kërkon që gjuha shqipe nga nesër të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër me një “urdhër” për përdorimin e fjalëve banale në gjuhën shqipe, informon albinfo.ch.

Një foto që, pa dyshim, nuk përputhet me normat e gazetarisë dhe kuptohet si sarkazmë në kurriz të gjuhës shqipe, duke i përdorur pa ndonjë cenzurë fjalë të pista me qëllim ofendimi.

BLICK