Bota
“Boeing” dhuron 144 mijë dollarë për secilën viktimë të aksidenteve ajrore
Aeroplanët e tipit “Boeing 737 Max” janë hequr nga përdorimi që nga muaji mars
Familjet që i humbën më të dashurit e tyre në aksidentet fatale të dy aeroplanëve “Boeing 737 Max” do t’i marrin nga 144 mijë e 500 dollarë amerikanë nga kjo kompani.
Këto të holla janë pjesë e një fondi prej 50 milionë dollarësh, të cilin kompania e kishte themeluar në muajin korrik. Familjet duhet t’i dorëzojnë dëshmitë e tyre për dëmshpërblim para vitit 2020.
Avokatët e familjeve të viktimave, shumë prej të cilëve kanë vendosur ta padisin kompaninë në gjykatë, e kanë kundërshtuar këtë fond duke e cilësuar atë si përpjekje për publicitet raporton Gazeta Express.
“144 mijë dollarë as nuk i afrohen dëmshpërblimit të ndonjërës prej familjeve tona”, tha Nomaan Husain, avokat amerikan që në këtë rast i përfaqëson 15 familje. “Kjo nuk është diçka që do t’i kënaq familjet. Familjet vërtet dëshirojnë përgjigje”, shtoi ai.
Aeroplanët e tipit “Boeing 737 Max” janë hequr nga përdorimi që nga muaji mars. Hetuesit po e vlerësojnë sigurinë që ofrojnë këta aeroplanë pas dy aksidenteve fatale që ndodhën në Indonezi dhe Etiopi, në të cilat vdiqën më shumë se 340 njerëz.
Kompania fillimisht ishte zotuar se do t’i ofrojë 100 milionë dollarë për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave, por më vonë tha se gjysma e këtyre parave do të jepet për familjet, ndërsa gjysma tjetër do të shpenzohet për edukim dhe programe zhvillimore në komunitetet e prekura, shkruan “BBC” percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












