Lajme
Bora shkakton probleme në aeroportin e Shkupit
Megjithatë, shumica e fluturimeve janë realizuar, ndërsa disa ishin orientuar në aeroportin e Prishtinës, bëjnë të ditur zyrtarë nga aeroporti
Rreshjet e shumta të borës kanë shkaktuar probleme edhe në aeroportin e Shkupit, ndërsa disa fluturime raportohet të jenë anuluar.
Nga aeroporti i Shkupi ka informacione se disa nga fluturimet janë anuluar dhe disa janë orientuar në aeroporte të tjera.
Informacioni në faqen e internetit tregon që janë anuluar fluturimet në Dubai, Londër, Malmo, Stamboll dhe Zürich.
Megjithatë, shumica e fluturimeve janë realizuar, ndërsa disa ishin orientuar në aeroportin e Prishtinës, bëjnë të ditur zyrtarë nga aeroporti.
Një pjesë e aterrimeve për në Shkup nga Cyrihu, Stambolli, Brukseli dhe Bazeli janë orientuar drejt aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Nëse ju udhëtoni diku, më mirë kontaktoni shërbimet e aeroportit ose konsultoni faqen e internetit:
http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=357
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern















