Kosova
Borchardt: Të kthehet dispozita për kuotën gjinore
"Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore"
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, duke folur në një konferencë për gratë në politikë, organizuar nga UN Women, ka rekomanduar që në Kodin Zgjedhor të kthehet dispozita që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.
“Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore. Thjesht, vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë, po aq mirë sa refuzimi i listave.
Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive”, ka thënë ai. Borchardt shtoi se prirja pozitive e viteve të fundit lidhur me pjesëmarrjen e grave në politikë duhet të ruhet e të çohet më tej.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













