Lajme
Bosnja rrezikon fondet e BE-së
Për shkak të grindjeve politike, Bosnja mund të mbetet pa fondet e Bashkimit Evropian
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Bosnjën se mund të humbasë 96 milionë euro fonde të BE-së, që janë pjesë e Instrumentit të Para Aderimit (IPA) për shkak të grindjeve politike, raporton Radio Evropa e Lirë.
Endi Mekgafi, zëdhënës i BE-së në Bosnjë, tha se tensionet rrezikojnë ndihmën e Komisionit Evropian, e cila parashihet për qeveritë rajonale, me qëllim harmonizimin e legjislacionit të tyre me standardet evropiane.
Tensionet e vazhdueshme midis dy njësive të Bosnjës, federatës myslimano-kroate dhe Republikës Serbe, kanë zvarritur reformat e nevojshme për integrim në BE dhe në NATO, si dhe kanë vonuar formimin e qeverisë qendrore, 11 muaj pas zgjedhjeve të tetorit.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë














