Lajme
Bosnja rrezikon të humbasë fondet e investimeve nga BE-ja
Bosnja dhe Hercegovina rrezikon të humbasë fondet e investimeve nga Bashkimi Evropian në infrastrukturë, paralajmëroi Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Gjatë vizitës së sotme në Sarajevë, ai tha se Bosnjë e Hercegovina duhet të ketë institucione funksionale.
“Jemi ende në pritje të vendimeve të caktuara që do të sigurojnë investime të konsiderueshme. Përndryshe, ekziston rreziku që këto investime infrastrukturore të humbasin”, tha ai.
Varhelyi në Twitter shkroi se ky vend ka një rast unik që duhet ta shfrytëzojë.
“Bosnjë e Hercegovina nuk ka kohë për të humbur, as lidhur me reforma që duhet kryer lidhur me 14 prioritetet kryesore e as më Planin Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.
Varhelyi shtoi se “Komisioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e BeH në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme në ballafaqim me sfidën e migrimit”.
Po ashtu në postimin e tij në Twitter, ai tha se me ministren e Sigurisë së BeH, Selma Cikotiq në Sarajevë foli për zgjidhje rreth çështjeve që ndërlidhen me emigrim, sikurse azili, mbrojtja efikase e kufijve dhe kthimi i refugjatëve.
Bllokada në institucionet boshnjake është duke vazhduar që nga fundi i korrikut, pasi që Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, imponoi ndryshimet në Ligjin Penal për ndalimin e mohimit të gjenocidit në Bosnjë, për të cilën arsyeje përfaqësuesit e Republikës Serbe po e bojkotojnë punën./Euronews.al
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën