Kosova
Braktisja e fshatrave, dyndja në qytete
Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë
Viteve të fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë.
Njohës të çështjeve demografike, theksojnë se dendësia e popullatës kryesisht është rritur në viset urbane, pasi sipas tyre, pas përfundimit të luftës shumë qytetarë janë zhvendosur nga viset rurale.
Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova ka dendësi më të madhe sesa mesatarja e vendeve në rajon, por edhe në Evropë.
“Rritja e dendësisë sidomos në disa rajone, është mosrespektim i një plani nacional hapësinor dhe kemi mbipopullim në qendrat e mëdha të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan si zonat gravituese nga zonat rurale”, thotë Blaku, përcjell albinfo.ch.
Edhe profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli, për Radion Evropa e Lirë shprehet se numri i banorëve në Kosovë është ekuivalent më shtrirjen dhe territorin e saj, por ka një përqendrim të theksuar të dendësisë së popullsisë në disa qendra të Kosovës, konkretisht në kryeqytet, në Prishtinë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 1.8 milion, kurse vetëm në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se jetojnë mbi 211 mijë banorë.
Po, jo zyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, pasi që llogaritet se një pjesë e popullatës ka banime të përkohshme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.
Vetëm gjatë vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën.
Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.
Profesori Rifat Blaku, thotë se mungesa e kushteve dhe infrastrukturës nëpër viset rurale ka bërë që qytetet të jenë më atraktive.
Shpërngulja e popullatës së Kosovës nga zonat rurale në ato urbane “ka krijuar probleme, pa fajin e tyre, në fusha të ndryshme” thotë në anën tjetër Fitim Humolli.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale në vitin 2011 ishte 61, 7 për qind, kurse në zonat urbane 38. 3 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













