Bota
Brigitte Bardot me jelekverdhët: “Mos u dorëzoni”!
Gjatë një vizite të papritur në një takim në Shën Aygulf (F), ish-aktorja ripohoi mbështetjen e saj për protestuesit
Të dielën e kaluar, një tubim i xhaketave të verdha u zhvillua në një hotel në Saint-Aygulf, Var (F).
Gjatë tubimit, papritmas u shfaq një mysafire e njohur, për befasinë e pjesëmarrësve: Brigitte Bardot, e veshur me një jelek të verdhë, erdhi t’i mbështeste ata. “Mos u dorëzoni! Mos u dorëzoni! Unë ju mbështes, tërësisht, tërësisht”, iu është drejtuar përmes mikrofonit, ikona e kinematografisë franceze protestuesve, informon Albinfo.ch.
Përderisa aktorja e mëparshme qëndroi vetëm disa minuta, ajo ende gjeti kohë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve para kamerave të “France 3 Provence-Alpes Côte d’Azur”: “Ata kanë nevojë për mbështetje. Ata duhet ta dinë se shumë francezë i admirojnë, për shkak se janë shumë të guximshëm”, tha ajo për të shpjeguar praninë e saj në këtë ngjarje.
Sa për rikujtim, kjo nuk është hera e parë që Brigitte Bardot ka treguar mbështetjen e saj për lëvizjen e xhaketave të verdha. Nëntorin e kaluar, ajo kishte postuar në Twitter një foto të saj duke veshur jelekun e famshëm. “Me ju”, kishte shkruar në përshkrim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














