Lajme

Britania e Madhe: Do të kërkojmë heqjen e plotë të tarifës

Britania e Madhe ka përshëndetur heqjen e pjesshme të tarifës ndaj mallrave serbe.

Siç njofton Ambasada e Britanisë në Kosovë, Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka biseduar në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq: “Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifës”. thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë dje në një konferencë për media se pas konsultës me institucione kanë vendosur që nga 15 marsi të hiqet tarifa 100% ndaj lëndës së parë të importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria po ashtu ka marrë vendim se nëse Serbia do ta ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, taksa 100% do të largohet plotësisht nga 1 prilli. Në anën tjetër, SHBA nuk e ka përkrahur vendimin e Kurtit, duke thënë se taksa duhet të hiqet plotësisht, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.

From press statement following UK Prime Minister Boris Johnson's call with Serbian President Aleksandar Vucic: "The PM…

Publiée par British Embassy, Pristina sur Vendredi 28 février 2020