Maqedonia
Bujar Osmani: Viktimat janë kryesisht shqiptarë që shkuan për fundjavë në Turqi
Në këtë aksident kanë vdekur 46 persona, prej të cilëve 12 fëmijë
Nga deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mësohet se turistët e aksidentuar në Bullgari, janë kryesisht shqiptarë.
Ai ka bërë të ditur se udhëtarët kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur që ka vlejtur vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip është ditë jo pune për komunitetin shqiptar. “Disa informacione të paverifikuara thonë se ka pasur mbi 10 fëmijë që kanë vdekur dhe të tjerët janë çifte të reja që kanë qenë për fundjavën e zgjatur që e kemi pasur në Maqedoninë e Veriut pasi të hënën nuk punohej, ishte dita e Alfabetit Shqip dhe qytetarët fundjavën e zgjatur e kanë shfrytëzuar që të mund të lëvizin”, tha Osmani para mediave bullgare, transmeton TV21.
Përndryshe sot në Bullgari është rrokullisur dhe ka marrë flakë një autobus nga Shkupi, me udhëtarë shtetas nga Maqedonia e Veriut që kanë qenë për ekskursion në Turqi, përcjell albinfo.ch.
Në këtë aksident kanë vdekur 46 persona, prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 persona të tjerë janë lënduar, mes të cilëve edhe një 7-vjeçare.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë...
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
-
Mes një mijë konkurrentëve, shqiptarja fiton çmimin e tretë në finale e madhe të “Sanremo Junior”
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër