Zhvillim
Bullgaria, vendi më i varfër i BE-së, rrezikon të mbetet pa mjekë
Gazeta bullgare “168 chasa” parashikon se vendi më i varfër i BE-së, Bullgaria, do të mbetet pa mjekë në vitin 2020. Që nga viti 2012 rreth 2.000 mjekë bullgarë ia kanë kthyer shpinën vendit të tyre. Përveç kësaj, gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj emigrojnë menjëherë pas përfundimit të studimeve të mjekësisë. Ndërkohë vetëm rreth 500 mjekë të huaj punojnë në Bullgari.
Sot vendi me shtatë milionë banorë ka vetëm 28.000 mjekë. Shtatë vjet më parë kishte 35.000. Nuk është çudi që shumë spitale bullgare vuajnë nga mungesa akute e personelit. Rreth një e katërta e mjekëve që punojnë janë mbi 60 vjeç.
Neonatologët janë një gjë e rrallë në Bullgari. Sipas të dhënave të shoqatës bullgare të mjekëve, në gjithë vendin kanë mbetur vetëm 42 mjekë të tillë dhe vetëm 28 kirurgë pediatër. Për përmirësimin e gjendjes nuk ka asnjë perspektivë, sepse rreth 90 për qind e mjekëve të rinj, sipas sondazheve, duan të emigrojnë menjëherë pas ose madje para kryerjes së stazhit si mjekë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












