Sport
Bunjaku përkrah yjet kosovarë
Albert Bunjaku, sulmuesi i Kosovës, ka përkrahur vendimin e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit e Shani Tarashajt që të luajnë për Zvicrën
Albert Bunjaku, në një intervistë për portalin zviceran “Blick”, thotë se po të ishte në vend të Xhakës dhe të tjerëve, do të vepronte njëjtë. Kështu që ai tha se secili duhet të vendosë për vete. “Secili duhet të vendosë për vete, edhe unë po të isha në vend të tyre, nuk do ta ndërroja ekipin, pasi ata kanë një rol të veçantë në kombëtaren zvicerane”, thotë Bunjaku.
Sipas tij, Kosova ka një ekip mjaft të fortë. “Ekipi ynë është mjaft i fortë, gjithashtu pritet të vijnë edhe të tjerë talente të rinj, unë jam lojtari me më së shumti përvojë, dhe do ta mirëpres rolin tim për t’u dhënë njohur lojtarëve të rinj”, ka thënë Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi që luan për St. Gallenin, në vitin 2010 ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010’. Ai e bëri një krahasim mes Kosovës dhe Zvicrës. “Në Kombëtare zvicerane ka qenë gjithçka më profesionale, në Kosovë lë të kuptohet se çdo gjë është në fillet e saj. Ka vend trajnime ku edhe klubet e ligës së pestë të Zvicrës kanë kushte më të mira. Mirëpo, tash po investohet edhe në infrastrukturë”, tha Bunjaku.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













