Lajme
Bunkerët ruhen si trashëgimi në Shqipëri
Në Shqipëri nga sistemi komunist mbetëm si relikte rreth 750 mijë bunkerë, shumica nga të cilët u asgjësuan. Kanë mbetur edhe mijëra të tjerë që ruhen si trashëgimi
Bunkerët e ndërtuar në kohën e ish-sistemin monist, me idenë që shteti të mbrohet nga armiku, do të jenë pjesë kulmore e Republikës së Shqipërisë. Këta janë rreth 7000 mijë bunkerë, të cilët kanë “birë si kërpudhat pas shiut” në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, bunkerë kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur, megjithatë e mbushin peisazhin shqiptar, kryesisht rreth bregdetit dhe vijës kufitare. Por, ka edhe të tillë që janë në mes të qyteteve, madje edhe kryeqytetit shqiptar, Tiranë.
Këta bunkerë nuk in kanë shpëtuar fotografit David Galjaard, i cili është i pasionuar pas bunkerëve.
Ai ka bërë një galeri me foto të bunkerëve të Luftës së Ftohtë në Holandë në vitin 2008, ndërsa është njoftuar nga një gazetar, se Shqipëria është e mbushur me bunkerë, të cilat i ruan si kujtim të
zymtë nga regjimi i Hoxhës.
Galjaard preku vetë Shqipërinë, duke udhëtuar disa herë dhe duke i fotografuar bunkerët më interesant që janë ruajtur nga qytetarët.
“Qëllimi ishte të zbuloja çfarë pasojash kanë bunkerët për hapësirën shqiptare dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit, për kujtesën e tyre kolektive, të jesh vazhdimisht nën “presionin”, nën atë që shkaktojnë, duke të kujtuar të kaluarën e tij të ashpër diktatoriale”, ka thënë Galjaard.
Në Shqipëri nga sistemi i kaluar mbetëm si relikte rreth 750 mijë bunkerë, që tregojnë për paranojën e ish-diktatorit Enver Hoxha.
23 vjet pas demokratizimit të Shqipërisë, shumica prej tyre janë shkulur, ndërsa kanë mbetur edhe disa bunkerë, që ruhen si trashëgimi. Disa bunkerë tashmë shfrytëzohen si stalla bagëtish, pika magazinimi, ose dhe hotele.
Programi i pazakontë i bunkerizimit, i cili zgjati gjatë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, çoi në 1 bunker për katër banorë. Bunkerët kanë qenë tepër të fortifikuar për kohën kur janë ndërtuar, pasi që nga testimi, iu kishin rezistuar bombave deri në 500kg lëshuar nga artileria ajrore e ish-Ushtrisë Shqiptare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26









