Lajme
Busek nuk heq dorë nga ndarja e Kosovës
Diplomati austriak, Erhard Busek është ndër politikanët e rrallë në Evropë, që e mbështet idenë për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se ndarja është zgjidhje afatgjatë
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, diplomati austriak Erhard Busek vazhdon të mbështesë idenë e tij për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se dështimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd tregon se palët duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër.
“Për fat të keq, është lëshuar mundësia që në tavolinë të gjendet ndarja e Kosovës, e cila për mua është e vetmja dhe zgjidhja më e mirë e këtij pat-pozicioni”, ka deklaruar Busek.
Këto komente diplomati evropian i ka bërë në një intervistë dhënë gazetës “Novosti”, ku ai flet për bisedimet dhe mundësinë për zgjidhjen të përhershme të problemit të Kosovës.
“Dialogu ka ngecur, sepse edhe njëra edhe pala tjetër duhet ta përgatisin opinionin e tyre publik për marrëveshjet që do t’i arrijnë në Bruksel, thotë Erhard Busek, raportojnë mediet në Kosovë.
“Nuk mendoj se ky është fundi i dialogut. Ai duhet të vazhdoj, sepse nuk ekziston një modus tjetër i zgjidhjes së raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Busek, sipas të cilit, përfshirja e Gjermanisë, SHBA-ve dhe Rusisë, në dialog nuk do ta ndryshojë kursin e dialogut.
“Serbët dhe shqiptarët janë atë që duhet të gjejnë një “modus vikendin” i cili do të funksiononte në veri të Kosovës”, deklaroi Busjek.
Idenë për ndarjen e Kosovës, respektivisht shkëmbimin e territoreve ndërmjet veriut të Kosovës dhe jugut të Serbisë, po e mbështesin një varg politikanësh dhe akademikësh.
Përveç dy akademikëve Rexhep Qosjes nga Prishtina dhe Dobrica Qosiq nga Beogradi, idenë për shkëmbim territoresh e ka mbështetur edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq.
Ndryshe, veriu i Kosovës është një territor prej 1600 kilometra katror i banuar kryesisht me popullsi serbe, ndërsa Lugina e Preshevës me një territor rreth 1450 kilometra katrorë, është e banuar me shumicë shqiptare.
Territori i banuar me serbë është i pasur me pasuri nëntokësore të plumbit dhe zinkut, ndërsa Lugina e Preshevës ka një pozitë strategjike, sepse shtrihen në pjesën ku kalon Korridori i 10, që lidhë Evropën dhe Azinë
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin











