Integrimi
CDK synon përmirësimin e imazhit të shqiptarëve
Në kuvendin themelues, pjesëmarrësit kanë treguar një vullnet të fuqishëm për përmirësimin e imazhit jo të mirë, të kosovarëve në Zvicër
Është themeluar të shtunën në Lucern Bashkësia Demokristiane e Kosovarëve, që funksionon në kuadrin e Partisë popullorel kristiane (CVP) të Zvicrës, seksioni Lucern. Siç shkruajnë mediet zvicerane, 180 shqiptarë nga Kosova kanë marrë pjesë në mbledhjen themeluese të bashkësisë që do të mbajë akronimin CDK.
Në krye të CDK-së janë zgjedhur dy bashkëkryetarë: Llesh Duhanaj dhe Ben Desku, njëri mësues e tjetri inxhinier. Bashkësia që drejtojnë mirëpret anëtarë me mendim të krishterë, por jo patjetër të religjionit të krishterë.
Në kuvendin themelues, pjesëmarrësit kanë treguar një vullnet të fuqishëm për përmirësimin e imazhit, siç e kanë cekur ata, jo të mirë, të kosovarëve në Zvicër. Ndërsa kryetari i seksionit të CVP-së për Lucern, Martin Schwegler ka gjetur te ata “vullnet enorm për integrim”. Për CVP-në është “një hap drejt të pazakonshmes”, ka shtuar ai.
Schwegler ka shprehur optimizmin e tij për projektet e para që do të marrë organizata e re.
Përballja e parë do të bëhet më 1 prill, kur CVP do të njoftojë anëtarët e bashkësisë së re me specifikat e sistemit politik të Zvicrës. Si njësi brenda CVP-së, CDK do të ketë një anëtar në kryesinë e seksionit (degës) si dhe mund të propozojë delegatë.
Sipas gazetat zvicerane që raportojnë mbi kuvendin e bashkësisë së re, bëjnë, nga 170 mijë kosovarë në Zvicër 20 mijë janë të besimit të krishterë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik










