Integrimi
Çdo i pesti banor i Gjermanisë, me rrënjë të huaja
"Fëmijët e emigrantëve kanë kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre", thuhet në studim. Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.
Çdo i pesti banor i Gjermanisë ka rrënjë të huaja dhe niveli i tyre i edukimit është rritur. Megjithatë, vendi ende përballet me probleme sa i përket integrimit. Procesi i integrimit në sistemin e arsimit dhe ekonomisë është ende shumë i ngadalshëm.
Ky është përfundimi i një analize të Institutit të Berlinit për popullsinë dhe zhvillimin me titullin “Potenciali i ri “.
Hulumitimet e mëparshme, të bëra pesë vjet më parë treguan se ende kemi “potencial të pashfrytëzuar “. Shefi i Institutit në fjalë , Reiner Kling thotë se Gjermania është ” në rrugë për një shoqëri moderne për emigrantët.
Studiuesi përmend konstatimin e OECD se Gjermania është klasifikuar si një nga vendet me më së paku barriera për emigrantët “.
Instituti ka paralajmëruar trendin e rritjes së numrit të emigrantëve. Nëse kriza ekonomike do të përmirësohet në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore numri i tyre do të zvogëlohet. Pastaj shumë emigrantë duhet të kthehen në vendet e tyre.
Mbi të gjitha niveli i shkollimit ka ndryshuar në pesë vitet e fundit.
“Fëmijët e emigrantëve vazhdimisht kanë arritur kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre”, thuhet në studim.
Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.
Numri i të diplomuarve te të huajt e ardhur nga viti 2005 e tutje është dukshëm më i lartë se i popullsisë gjermane pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë ata. Ky ndryshim vjen sipas studiuesve jo si produkt i politikës së integrimit të shtetit në Gjermani .
Probleme të mëdha me integrimin kanë emigrantët e komuniteti turk në Gjermani. 15 për qind të emigrantëve nga Turqia kanë një diplomë të shkollimit të lart.ë Në mesin e fëmijëve të lindur në Gjermani nga prindërit emigrantë flitet për një normë shkollimi deri 43 për qind.
Ashtu si në vendet e tjera fëmijët e emigrantëve nga Azia kanë probleme me shkollimin e tyre.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













