Shkurt.ch
Çdo i pesti në Zvicër ka simptoma alergjie
Çdo i pesti njeri në Zvicër ka simptoma alergjie nga lulet ose kafshët e shtëpisë që shkaktojnë reaksione alergjike. Rreth 5 deri 8 për qind e fëmijëve dhe të rriturve në Zvicër janë alergjikë
Dita Kombëtare e Alergjisë do të shënohet më 23 mars 2017 dhe Qendra zvicerane për alergji ofron këshilla për polenin me rastin e kësaj dite. Çdo i pesti njeri në Zvicër ka simptoma alergjie nga lulet ose kafshët e shtëpisë që shkaktojnë reaksione alergjike.
Rreth 5 deri 8 për qind e fëmijëve dhe të rriturve në Zvicër janë alergjikë. Shumë prej tyre janë prekur në frymëmarrje.
Një nga arsyet kryesore për rritjen e alergjive gjatë dekadave të fundit është standardi i lartë i jetesës dhe higjienës. Sipas kësaj teorie, armiqtë “natyrorë” (parazitet, viruset, bakteret) gjithnjë mungojnë në sistemin imunitar.
Në ditët e sotme në të gjitha vendet e botës perëndimore preken rreth 25 persona në çdo 100 vetë. Por, nëse vazhdon kjo mënyrë e rritjes së numrit të të prekurve nga alergjia, pas 40 vjetësh çdo person do të jetë alergjik të paktën ndaj një substance, cilado qoftë ajo. Rastet e alergjisë janë shtuar me ritme të shpejta në 20 vjetët e fundit.
Simptomat e alergjisë që nuk duhen nënvlerësuar:
– Teshtimat e shpeshta,
– Sy të skuqur,
– Hundë të rrjedhshme,
– Hundë të bllokuara,
– Njolla në lëkurë,
– Vështirësi në frymëmarrje,
– Kollë e lehtë,
– Ftohje e menjëhershme,
– Diarre,
– Tensioni i gjakut.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














