Shqipëria
Çdo javë, 100 të rinj braktisin qytetin e Kukësit
Thuhet se prej më shumë se tre vjetësh qyteti i Kukësit ka filluar të boshatiset, shumë të rinj kanë marrë rrugët e emigracionit, ndërsa rreth 100 të rinj në javë lënë Kukësin duke udhëtuar drejt shteteve të Perëndimit.
Të shumta janë kompanitë turistike që operojnë në treg në transportin e udhëtarëve, të cilët jashtë kamerave pohojnë se numri i të rinjve që lënë Kukësin është i madh.
Është bërë e ditur se qarku i Kukësit renditet me numrin më të lartë të emigracionit, ku vetëm në muajin tetor janë 1011 aplikues për pasaportë biometrike, kryesisht të moshave të reja.
Këtë e thonë burime nga Zyra e gjendjes civile Kukës, duke bërë me dije se këtë muaj ka pasur një numër të lartë aplikuesish pasi në Lotarinë Amerikane ka qenë një kusht, që aplikantët duhet të aplikojnë me pasaportë biometrike, por pranë zyrave të gjendjes civile janë paraqitur edhe të rinj që kanë aplikuar, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














