Lajme

Çdo udhëtar që hyn në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë, duhet të plotësojë këtë protokoll

Çdo udhëtar që do të hyjË në Republikën e Greqisë, pavarësisht nënshtetësisë, duhet të plotësojë detyrimisht “PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI”, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF) ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.

Kush duhet ta plotësojë

PROTOKOLLI i MBËRRITJES NË GREQI (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF)  është i  detyruar ta plotësojË çdo person që hyn në territorin grek. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë greke.

Vini re. Për personat që udhëtojnë VETËM me pasaportë shqiptare (90 ditorët ose turistët ) kufiri është i mbyllur, pra nuk do lejohen të kalojnë në kufi, pavarësisht se plotësojnë këtë formë.

Si ta plotësoni  formularin dhe çfarë duhet të bëni kujdes?

Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit: https://travel.gov.gr/#/

Protokolli plotësohet RREPTËSISHT  24-48 ORË PËRPARA UDHËTIMIT

Në platformë plotësohen:

Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)

Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj

Pika doganore e hyrjes (Me ane toksore nga Shqipëria lejohet vetëm Kakavia dhe Kapshtica)

Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)

Vëndi ku do qëndroj në Greqi

Kontakti i sigurisë  (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)

Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Ky kod quhet PLF  Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.

Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të kaloj në territorin grek

PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avion.

Të gjithë personat që udhëtojnë me Top Lines mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me Top Lines. Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë:

 

Pasaporta

Ditën e udhëtimit

Adresa ku do qëndrojnë në Greqi

Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri

Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston

Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.