Kosova

Çështja e të pagjeturve, tema e parë që do të diskutohet në Bruksel

Tema e të pagjeturve pritet të diskutohet në takimin e parë në janar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Sipas KosovaPressit, që kanë pyetur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, lidhur me procesin e të pagjeturve, shkurt, ai ka thënë se është njoftuar nga delegacioni shtetëror, se kjo do të jetë pika e parë që do të diskutohet. 

“Definitivisht po, nga ajo që jam i informuar nga Ekipi Negociator i Kosovës, çështja e personave të pagjetur do të jetë pika e parë që do të diskutohet. Kjo tanimë është zyrtare”, ka thënë ai. 

Edhe bashkëkryesuesi i Ekipit të ri Negociator që ka formuar Kosova për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj, është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje finale me Serbinë, pa u qartësuar çështja e personave të pagjetur.