Integrimi

ÇFARË DO TË NDODHË ME FËMIJËT QË PRINDËRIT UA BURGOSI GJERMANIA ?!

Drama e dëbimit e Krefeld të Gjermanisë: Një baba shqiptar ishte kërcënuar se njërin nga fëmijët e vet do ta hedh nga ballkoni i katit të tretë.

 

Këtë veprim e bëri, pasi donte të mbronte veten kundër riatdhesimit të detyruar në vendllindje, shkruan “Express”, përcjell Albinfo.ch. Njësia speciale gjermane SEK e vuri nën kontroll personin. Që të tre fëmijët (2,3 dhe 5-vjeçar) janë marr nën përkujdesjen e zyrës së mirëqenies së të rinjve. Por, çfarë do të ndodhë tani me tre fëmijët e vegjël në këtë situatë dramatike.

Andreas Pamp, shef i migracionit dhe integrimit, ka deklaruar: “Babai është në paraburgim nën dyshim për pengmarrje, nëna është në një qendër të posaçme ndalimi të ngritur për gratë”.

Sipas zyrtarëve të qytetit Krefeld, fëmijët janë duke vuajtur shumë nga ndarja me nënën e tyre. “Fëmijët janë vendosur në një objekt të zyrës së mirëqenies së të rinjve. Aty, ata janë të përkujdesur intensivisht nga stafi pedagogjik dhe psikologjik i trajnuar në këtë situatë traumatike”, thotë më tej Pamp, përcjell Albinfo.ch.

Aktualisht po shqyrtohet nëse janë plotësuar kushtet për të bashkuar nënën me fëmijët. Por si duhet të funksionojë ky proces? Pamp vazhdoi: “Vendimtare është nëse nëna i ka rrezikuar fëmijët e saj gjatë ngjarjeve të javës së kaluar. Po që se konstatohet se kjo nuk ka ndodhur, dëbimi i nënës mund të anulohet për mirëqenien e fëmijëve dhe ata do të jenë së bashku përsëri”. Por, fillimisht kjo duhet të shqyrtohet, transmeton Albinfo.ch.

Këto dyshime u ngritën gjatë vizitës të së mërkurës në zyrën e policisë dhe emigracionit, kur nëna ishte paraqitur agresive pas njoftimit se nisja për në Shqipëri do të bëhej të njëjtën ditë, njofton Albinfo.ch. Gjithashtu, pasi burri i saj kishte marrë një thikë nga kuzhina dhe kërcënoi policët me të, ndërsa ajo kishte ndërhyrë me një nga fëmijët në krahët e tij.

Një zëdhënës qytet përmes e-mailit ka informuar: “Zyra e rinisë dhe departamentit të migracionit dhe integrimit të Krefeld në kontakt të vazhdueshëm me palët e interesuara përkatëse në polici, gjykata dhe qendrën e paraburgimit”.

Nëse babai është akuzuar për pengmarrje në Gjermani dhe nëse gjyqi do t`i bëhet atje, gjithçka mbetet plotësisht e paqartë.