Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit Dafina dhe Geresa Arifi, motra me rrënjë kosovare, përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare të golfit... -
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës
Jeta në Zvicër
-
Tragjedia e Crans-Montana: Riatdhesohen viktimat e trajtuara jashtë vendit Viktimat e para të zjarrit në Crans-Montana që u trajtuan jashtë vendit do të riatdhesohen në... -
“Larg duart të dielave dhe pagave minimale” -
Cyrihu kundërshton ngritjet e avionëve drejt jugut nga aeroporti -
Gati 35 përqind e fuqisë punëtore të Zvicrës janë shtetas të huaj -
Amerikania shpërthen në lot: Në Zvicër më urrejnë sepse jam e huaj















