Opinione
Çfarë kanë të përbashkët im at, Rustemi, ndjesë pastë, tika-taka spanjolle dhe hu-hu-ja islandeze
Atë mbrëmje, gjatë shikimit të futbollit, saherë dëgjoja HU – HU – në islandeze, kisha ndjenjën që kisha në dhomë edhe Atin tim Rustemin, dhe njëkohësisht mjeshtërohej punë ndëtrimtarie dhe shikohej futboll dhe festohej fort
Si fëmijë, që në moshë të re, im At më merrte me vete, që të punoja dhe t`i ndihmoja në punët e ndërtimtarisë. Shkoja me dëshirë dhe kishim nevojë, ngase me një pagë që kishte im At, nuk mund të mbahej e tërë familja.
Punonim verës, por edhe kohëve të lira kur nuk ishim në shkollë, andaj ndonjëherë edhe vikendeve. Në verë dhe pranverë si dhe vjeshtë, kishte më shumë punë.
Pra, im At ishte mjeshtër i mirë në ndërtimtari dhe ndërtonte shtëpi.
Kaq sa për të shpjeguar mëtutje se ç`lidhje kanë ato që thashë që në titull në mes vete.
Gjatë gjithë asaj periudhe, kujtime dhe mbresa të shumta më kanë mbetur në kujtesë, por njëra nga ato punë, që më është zgjuar nga fjetja shumëdekadëshe në hemisferën e fjetur të trurit, janë momentet kur hapnim themele me kazmë, kur godisnim dhe ngulisnim me tokmak drunj dhe hunj të llojllojshëm, kur ngulnim gozhda, dhe na duhej forcë e vazhdueshme dhe përgatitje e mirë psikofizike.
Në atë kohë më magjepste klithma që dëgjohej para çdo të mëshuare me tokmak, dëgjohej një si „HUU“, e pastaj në milisekondë pasonte goditja, e që pasohej nga shumë të tilla, derisa të mëshuarave u vendosej pika.
Para gjithë kësaj hu – hu – je, në prapavijë zhvilloheshin biseda që m`i ngjanin më shumë një taktike pune, se kush e çka duhej punuar dhe si. Dorën në zemër, ndonjëherë taktizohej si tepër, taktizim ky, që tika – taka spanjolle është e denjë për t`u krahasuar me një si tika – taka të Atit tim, dhe të gjithë mjeshtërve të tjerë (zh)vendosur në Tetovë, të vërbanlinjëve siç u thonin Tetova.
Kur Ati im qe zhvendosur në Tetovë, me vëllezërit e vet, qe zhvendosur edhe mjeshtëria e një epoke të re në fushën e ndërtimtarisë. Ndërtohej ndryshe, dhe kjo ndryshe, kishte shtrirje të gjerë.
Duke shikuar ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Islandës, e unë që në fillim isha me islandezët, më erdhën ndërmend gjitha ato kujtime, dhe festimi i magjishëm islandez me brohortije dhe duartroktije hu-hu-je, që i ngjanë kaq shumë asaj HU – HU – je që kisha dëgjuar qysh si fëmijë.
Nuk prisja, që një komb i tërë të festonte atë mbrëmje në atë stil që do të më ngjallte emocione të papërshkuara.
Atë mbrëmje, gjatë shikimit të futbollit, saherë dëgjoja HU – HU – në islandeze, kisha ndjenjën që kisha në dhomë edhe Atin tim Rustemin, dhe njëkohësisht mjeshtërohej punë ndëtrimtarie dhe shikohej futboll dhe festohej fortë.
Fitores iu gëzova, sepse do t`i ishte gëzuar edhe im At Rustemi i cili gjithmonë i ka mbështetur dhe simpatizuar vendet e vogla, kur përballeshin me të mëdhenjtë mendjemëdhenjë.
Të kujtoshë hu-hu-në islandeze, tika-takën e mundur spanjolle, duke hequr paralele me kohën kur i ndihmoja Atit tim, mund të shpjegohet edhe si një lloj „traume e bardhë“. Por, këtë shpjegim nuk po e bëj as sikur spanjoll, e as sikur anglez i “traumatizuar keq”, por e bëj sikur një shqiptar, që dua, që Islanda të çojë deri në fund nderin dhe krenarinë e të gjitha shteteve të vogla, që asnjëherë nuk merren serozisht nga „gjgandët e futbollit“, por shikohen si „botë e vogël“, që nuk mund të rrotullojnë fatin gjer në fund të fushës ashtu siç duan vetë.
Andaj, përpara Islandë!
Pas Shqipërisë dhe Zvicrës, në këtë kampionat jam edhe me ty.
Ati im do të ishte po ashtu!
28.6.2016
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













