Lajme
Çfarë po bën Salzburgu për të ulur koston e qirasë?
Qeveria në Salzburg po diskuton një projektligj të ri që synon të sigurojë strehim më të përballueshëm në qytet.
Qiratë në qytet janë rritur më shpejt se kudo tjetër në Austri.
“Në pesë vitet e fundit, çmimet janë rritur jashtëzakonisht. Shumë më tepër se nivelet e të ardhurave,” tha Inge Strassl, udhëheqëse e projektit për kërkimin e strehimit në Institutin e Salzburgut për Strehimin dhe Planifikimin Rajonal (SIR), shkruan The Local.
Që nga viti 2005, Salzburgu ka kryesuar listat për kostot e qirasë në krahasim me shtetet e tjera austriake, sipas raporteve të fundit. Një qira tipike në Salzburg është rritur nga 6.50 euro për metër katror në 9.90 euro deri në vitin 2020.
Çfarë po bëjnë autoritetet?
Qeveria po shikon të trajtojë këtë çështje, megjithëse shumë detaje mbeten të paqarta.
Koalicioni i ri, i përbërë nga Partia Popullore Austriake liberale-konservatore (ÖVP) dhe Partia e Lirisë së krahut të djathtë (FPÖ) ka diskutuar draftin e një ligji të ri për subvencionimin e strehimit, njoftoi transmetuesi ORF, përcjell albinfo.ch.
Ligji do të krijojë një “Aleancë për strehim të përballueshëm” për popullsinë nga viti 2025. Kjo aleancë do të përfshijë Dhomën e Tregtisë dhe të Punës, bankat, bashkitë dhe zhvilluesit e pronave.
Për momentin, banesat e subvencionuara më të përballueshme të Salzburgut përbëjnë rreth një të katërtën e stokut të banesave të qytetit.
Një qëllim i madh i legjislacionit të ri do të jetë ndërtimi i shtëpive më të përballueshme, shkruan The Local.
Land-Invest, një degë në pronësi të plotë të provincës së Salzburgut, do të zgjerohet dhe forcohet financiarisht për të siguruar tokë ndërtimi të përballueshme.
“Land-Invest duhet të veprojë si një bankë toke që blen tokë për shtetin,” tha kreu i qeverisë së Salzburgut, Wilfried Haslauer (ÖVP).
Martin Zauner (FPÖ), këshilltari rajonal për strehim, theksoi gjithashtu se nevojiteshin më shumë tokë të disponueshme për të ndërtuar banesa.
“Ne kemi nevojë për tokë. Për këtë na duhen komunat. Ne duam t’i mbështesim në zhvillimin dhe mobilizimin e tokës ndërtimore.”
Objektivat e strehimit apo modelet e financimit për subvencionimin e banesave nuk u prezantuan pas takimit të së hënës.
Megjithatë, koalicioni ka vendosur një afat për ligjin e ri. Ata thonë se do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












